Simbolika e ngjyrave!!



  • Simbolika e ngjyrave
Mesazh  
Mistika e ngjyrave



Ashtu sikurse besohej për numrat dhe format e manifestimit mistik të ndikimit të tyre në jetën tonë të përditshme, jo vetëm urtësitë e lashta të civilizimeve të ndryshme, por edhe psikologjia jonë bashkëkohore, vlerëson rëndësinë e madhe të ndikimit të ngjyrave në krijimin e efekteve të ndryshme psikike dhe gjendjeve të caktuara emocionale dhe shpirtërore në përgjithësi.

Se ngjyrat, vërtet, kanë një ndikim të pamohueshëm në gjendjen tonë emocionale, atë mund ta ndjeni edhe vetë. Humori juaj fare nuk do të jetë i njëjtë në një ambient ku dominon ngjyra e kuqe dhe aty ku do të dominojë ndonjë ngjyrë tjetër më e çiltër.

Mu për këtë qëllim edhe arkitektët e enterierit të hapësirave publike dhe banesore, gjithnjë përkujdesen që dhomat dhe ambientet me dedikime të ndryshme, të kenë ngjyra të caktuara. E njëjta gjë është edhe me rrobat që ne i veshim. Edhe këtu, ngjyrat e kanë rolin e tyre vendimtar, si në shkaktimin e gjendjes së humorit në ne, ashtu edhe te krijimi i efekteve të caktuara tek të tjerët.

Që nga koha e Babilonisë së vjetër, astrologët kanë besuar se çdo planeti i takon një ngjyrë e caktuar dhe ajo, në mesin e shumë elementeve tjera, luan një rol të rëndësishëm në komentimin parathënës për shenjën e caktuar.

P.sh. Diellit, i ka takuar e verdha e arit dhe e portokallta; Hënës, ngjyra e bardhë; Marsit, e kuqja e mbylltë; Merkurit, tonet neutrale dhe jeshil e çelët; Venerës, jeshil e mbylltë dhe e kaltra; Jupiterit, e kaltra dhe ngjyra vjollcë; Merkurit, edhe ngjyra e zezë dhe e kaltra e mbylltë.

Përveç astrologjisë, urtësia e lashtë çifute Kaballeja, manipulon shumë me ritualin e ngjyrave. Sipas saj, vizualizimi mental i ngjyrës së caktuar dhe paralelisht shqiptimi i fjalëkalimit adekuat verbal, arrihet në gjendje transi, gjatë së cilës mund të kontaktohet me nivele të lartësuara hyjnore.

Edhe urtësitë tjera të lashta, sikurse janë: magjia, hermetizmi, okultizmi, alkimia etj., të gjitha ritualet e veta i mbështesin në veprimin e domethënies së simbolikës së ngjyrave.

Ndikimet e ngjyrave në hapësira të caktuara dhe në gjendjen e përgjithshme emocionale të njeriut, ata kanë përpiluar tabela të veçanta të klasifikimit të tyre, të cilat i ruanin si fshehtësi. Në përgjithësi, popujt e lashtë ngjyrat e i kanë klasifikuar si: ngjyra me ndikime pozitive, dhe ato që kanë ndikim negative.

Ngjyrat me ndikim pozitiv:

Ngjyra vjollcë simbolizon inteligjencën, dijen dhe triumfin;
Ngjyra e kaltër simbolizon natyrën e panënshtrueshme të njeriut;
Ngjyra jeshile simbolizon shpresën, besimin dhe fitoren;
Ngjyra e bardhë simbolizon pastërtinë, gëzimin dhe të vërtetën;
Ngjyra e kuqe simbolizon vlerën, fuqinë dhe shëndetin;
Ngjyra e verdha e artë simbolizon suksesin.

Ngjyrat me ndikim negativ:

Ngjyra e zezë simbolizon vdekjen, kobin dhe vajtimin;
Ngjyra e verdhë e mbylltë simbolizon tradhtinë, ambiciet dhe dyfytyrësinë;
Ngjyra hirtë simbolizon gabimet dhe pendimin;
E purpurt simbolizon shkatërrimin dhe disfatën;
Ngjyra e portokalltë simbolizon lakminë;

Ata që s'kanë dashur të rrezikojnë fatin e tyre, i kanë kushtuar një kujdes të veçantë kombinimit dhe kontrasteve të këtyre ngjyrave. Ngjyra e bardhë nuk duhet të përzihet me ngjyrën vjollcë; e verdha me të hirtën ose me të kaltrën e mbylltë; e kuqja me të portokalltën; jeshilja me të hirtën; e bardha me të kaltrën etj.

Si kombinime të ngjyrave që do të ndikonin pozitivisht në fatet njerëzore konsideroheshin: e kuqja me vjollcën; e kaltra e mbylltë me të portokalltën; e kaltra a hapur me jeshilen e mbylltë; e zeza me të verdhën etj.

Edhe ditët e javës i kishin ngjyrat e tyre: e hëna ishte me ngjyrë të bardhë: e marta me ngjyrë të kuqe, e mërkura kishte ngjyrë jeshile; e enjtja mbante ngjyrën e purpurt; e premtja identifikohej me të kaltrën; e shtuna me të kaltrën e mbylltë dhe e diela kishte ngjyrë portokalli.

Ngjyrat që më së shumti përmenden në mitologjitë dhe besëtytnitë popullore janë: e bardha, e zeza, e kuqja, e kaltra, jeshilja dhe e verdha.

Filozofi i lashtë Filioni nga Alaksandria, konsideronte se i tërë universi është i ndërtuar nga katër ngjyrat që i simbolizojnë të katër elementet: e bardha, tokën; e jeshilja, ujin; ngjyra vjollcë, ajrin, dhe e kuqja, zjarrin. Ndërsa, të shtatë ngjyrat tjera që pasojnë, sipas Filionit, kanë përputhshmëri numerike dhe harmoninë e shtatë ditëve të javës, shtatë notave muzikore, shtatë qiejve, shtatë planetëve etj.

Edhe psikiatri bashkëkohor Karl Gustav Jungu ka konstatuar se në koncepcionin e psikanalizës, ngjyrat shpalosin funksionet themelore psikike të njeriut.

Në vazhdim do ta paraqesim domethënien simbolike të gjashtë ngjyrave më të rëndësishme që konsiderohen si bazë e formimit të shumë nuancave tjera kolorite:

NGJYRA E BARDHË

- Edhe pse në Kinë dhe Japoni ngjyra e bardhë simbolizon zinë dhe vdekjen, ajo në besimet e popujve tjerë të botës, ka domethënien ngjyrës së dritës. Është ngjyrë që simbolizon pastërtinë dhe kthjelltësinë, gjendje humori, festën, gëzimin dhe harenë, pafajësinë dhe virgjërinë femërore, sinqeritetin etj. Por, tek disa popuj ekziston besëtytnia që prania e disa llojeve të luleve të bardha në shtëpi nuk sjellin fat.

NGJYRA E ZEZË

- Zakonisht është negative dhe ka të bëjë me: terrin, vdekjen, varfërinë, kobin, kaosin... Ngjyra e zezë është ngjyra e sotonës, e djajve, shtrigave dhe e demonëve. Gjithmonë kjo ngjyrë shprehet si manifestim i së keqes. Në letrat e fatit Tarot, ka domethënien e vdekjes.

Tek shumë popuj besohet se vezët e zeza kanë fuqi magjike, ndërsa pula me ngjyrë të zezë parathonë varfërinë. Nëse buqetën e luleve e lidhim me fjongo të zezë, kjo parathotë vdekjen. Në hieroglifët egjiptiane, pëllumbi i zi ka qenë simboli i femrës, e cila gjatë tërë jetës ka mbetur e ve.

Ndërsa, Kalorësi i Apokalipsës (paralajmëruesi i shkatërrimit të botës), tregohet se kalëron në kali të zezë. Edhe te ne shqiptarët besohet se, nëse ju prehet rruga nga macja e zezë, nuk do të keni fat, ndërsa romakët e vjetër ditën e "pafat" e kanë shënjuar me gur të zi. Në Bibël thuhet se Juda që e tradhtoi Jezusin është i mbuluar me të zezë. Por, e zeza, si simbol, shpesh nuk përdorej në kontestin negativ.

Ta zëmë, nëse me vete mbani dhëmbin e qenit të zi, atëherë kurrë nuk do të sulmoheni dhe as të kafshoheni nga qentë tjerë. Ose, në kulturat e pasura tradicionale të shumë popujve, lidhja e shiritit të zi është përdorur për largimin e zënies së frymës, dhimbjes së kokës dhe dhimbjeve të dhëmbëve.

NGJYRA E KUQE

- Ngjyra e kuqe është njëra ndër ngjyrat më të rëndësishme të simbolikës rituale okulistike. Konsiderohet si ngjyra e gurit alkimist të të urtëve që në vete mban vulën e shenjës së diellit. Është ngjyrë e shpirtit të shenjtë, e viktimizmit, zjarreve hyjnore, bukurisë, begatisë dhe dashurisë. Po ashtu, konsiderohet edhe si ngjyrë e luftës, gjakut, shqetësimeve kolektive, emocioneve dhe urrejtjes.

Jo vetëm kaq!

Më tej, ngjyra e kuqe trajtohet si ngjyrë e shpirtit, epshit (libidosë), e zrmës, dijenisë, mençurisë si dhe urtësisë ezoterike. Të gjithë magjistarët, gjatë ritualeve të tyre magjike, vishnin pelerinat me ngjyrë të kuqe. Edhe sipas mësimeve biblike, gjatë krijimit të njeriut të parë (Ademit) është përdorur dheu i kuq. Në Japoni, e kuqja është ngjyra e sinqeritetit dhe besnikërisë. Atje, zakonisht, në veshjet e tyre tradicionale, të kuqen e bartin femrat.

Në Romën e lashtë, ngjyra e kuqe ka qenë ngjyrë e fisnikëve, gjeneralëve dhe shtresës elite të patricëve.
Në Kinë dhe Rusi, ngjyra e kuqe u paraprinte të gjitha riteve popullore e veçanërisht atyre që i kushtohen pranverës, fejesës dhe lindjes - pjellshmërisë.

Për fëmijët e shëndoshë, thuhet se është i kuq si gjaku. E, nëse e ëndërron të kuqen, do të thotë fat në dashuri.

NGJYRA E JESHILËT

- Në besimet e popujve që nga lashtësia dhe në kohërat e sotme, ngjyra e gjelbër simbolizon fuqinë, besimin, ringjalljen, natyrën, qetësinë shpirtërore dhe mirëqenien në përgjithësi, andaj edhe jo rastësisht është përvetësuar si ngjyra bazë e besimit mysliman. Nga ana tjetër, ekzistojnë edhe popuj të tjerë që këtë ngjyrë e konsiderojnë si të pafat dhe ngjyrë e njerëzve të vegjël, "e vegjëlisë".

Në këto besime, ajo konsiderohet se është e pafat, veçanërisht tek të dashuruarit kur ata me vete mbajnë eventualisht ndonjë veshje apo send që ka këtë ngjyrë. Në Anglinë e vjetër, ngjyra e jeshilët simbolizonte pranverën, rilindjen dhe shëndetin e mirë. Të dhuruarit dikujt në mëngjes ndonjë send me ngjyrë jeshile është konsideruar si fatsjellëse.

NGJYRA E KALTËR

- Kjo ngjyrë konsiderohet si ngjyra e qiellit dhe e shpirtit. Në planin psikik, e kaltra është ngjyra e mendimeve, ndërsa e kndërta në orientin e lashtë, kjo ngjyrë simbolizonte brengën dhe dhembshurinë, ndërsa në besimet e disa popujve tjerë ajo shpreh sinqeritetin dhe aftësinë kreative. Po ashtu, është shumë i përhapur besimi se ngjyra e kaltër sjell fat dhe na mbron nga ndikimet negative psikike dhe shpirtrat e ligë.

Të veshësh veshje me ngjyrë të kaltër në ditën e parë të martesës është besuar se bashkëshortëve të ardhshëm në jetën e përbashkët bashkëshortore do t'iu sjellë fat, harmoni dhe lumturi. Po ashtu, duhet përmendur edhe një besim që është tejet i përhapur edhe në kohën e sotme dhe ka të bëjë me bartjen e zinxhirit apo qafores me guralacë të kaltër rreth qafe, se ato na ruajnë nga gripi, ftohjet dhe inflamacionet e ndryshme.

NGJYRA E VERDHË

- Është ngjyra e arit, dritës diellore dhe inteligjencës kreative. Në besimet e popujve të lindjes, kjo ngjyrë simbolizon dobësinë dhe sëmundjen. Ndërsa, zakonisht konsiderohet se veshjet me ngjyrë të verdhë, në veçanti femrave u sjellin magnetizmin, tërheqjen, gëzimin dhe harenë.

Në marketingun bashkëkohor, ngjyra e verdhë konsiderohet si ngjyrë që më së shumti e tërheq vëmendjen e të tjerëve, andaj edhe shumë punime publicistike për qëllime të reklamimeve të ndryshme, gjithnjë krijohen nga ngjyra e verdhë


A jane ngjyrat ato qe shprehin personalitetin e secilit prej nesh?
E zeza

Kjo është ngjyra e autoritetit dhe e fuqisë. Rrobat e zeza i bëjnë njerëzit të duken më të dobët. Ndonjëherë kjo është një ngjyrë që e lidhin me djallin (për shembull, kaubojsi me kapele të zezë pothuajse gjithmonë ka qenë personazh negativ). Në hemisferën perëndimore, e zeza është e lidhur me zinë për të vdekurin. E zeza është ngjyrë serioze që evokon emocione të forta; është e lehtë t’i impresionosh njerëzit kur je veshur krejt me të zeza.

E bardha

Për pjesën më të madhe të botës, kjo është ngjyra që lidhet me pafajësinë (kujtoni veshjet e dasmës); me pastërtinë (mjekët me bluza të bardha) dhe me sigurinë që ndjen njeriu në dritën e diellit (gjërat bëhen të frikshme natën, jo ditën me diell!). Ajo përdoret gjithashtu, për të shprehur mungesën e ngjyrës. Në disa shtete të Lindjes, e bardha lidhet me zinë për të vdekurin.

Grija

Kjo ngjyrë është më tepër e lidhur me gjërat praktike, të përjetshme, të rëndomta dhe solide në jetë. Grija e ekzagjeruar i bën njerëzit të mos ndjejnë thuajse asgjë. Megjithatë, qoftë edhe pak ngjyrë gri i shton produktit tuaj atë ndjenjën e fortësisë së gurit. Disa nuanca të grisë lidhen me moshën e vjetër, vdekjen, taksat, depresionin ose humbjen e sensit të drejtimit.

E kuqja

E kuqja është ngjyra e energjisë. Ajo lidhet me lëvizjen dhe me emocionet. Njerëzit e rrethuar nga e kuqja ndjejnë se zemra e tyre rreh shumë shpejt. Kjo është absolutisht ngjyra e gabuar për dhomën e një foshnjeje por është e përsosur për t’i bërë njerëzit të gëzuar. Veshja e rrobave të kuqe e bën njeriun të duket paksa më i shëndoshë dhe natyrisht të dallohet më lehtë nga të tjerët. (Disa studime tregojnë se makinat e kuqe bëhen më shpesh viktimë e gjobave, por kjo vjen ndoshta sepse ata që kanë makina të kuqe i ngasin ato më shpejt ose polici i vë re më shpejt makinat me këtë ngjyrë).

E kuqja nuk është ngjyrë e mirë po të përdoret më shumë se sa duhet, por përdorimi i një njolle të vogël të kuqe aty ku duhet është diçka me vend në disa raste (një shenjëz e kuqe në një dhomë neutrale tërheq vemendjen e vizitorit një kravatë e kuqe me një kostum blu dhe me këmishë të bardhë krijon energjinë e duhur për të tërhequr syrin. E kuqja është simbol i jetës (i jetës së kuqe si gjaku!) dhe për këtë arsye, është ngjyra që veshin nuset në Kinë. E kuqja përdoret në festat që kanë si temë dashurinë dhe bujarinë (trëndafilat e kuq, zemrat e Valentinit, etj.) por ngjyra e vërtetë e dashurisë është roza. Ngjyra rozë është më qetësuesja e të gjitha ngjyrave – shpesh, kriminelët më të rrezikshëm vendosen në qeli ngjyrë rozë sepse siç tregojnë studimet kjo ngjyrë shterron energjitë dhe qetëson agresionin.

Bluja

Pyesni njerëzit se cila ngjyrë u pëlqen më shumë dhe shumica e tyre do të thonë bluja. Një pjesë e mirë e botës është blu (qielli, detet). Kur njeriu shikon ngjyrën blu, kjo e bën trupin të prodhojë kimikate që janë qetësuese. Por kjo nuk është e vërtetë për të gjitha nuancat e blusë. Disa nuanca (ose bluja e tepruar) mund të dërgojnë mesazhin e ftohtësisë. Shumë dhoma gjumi janë blu sepse kjo është ngjyra e qetësisë. Me kalimin e kohës, bluja është lidhur me vendosmërinë, besueshmërinë dhe besnikërinë (po ta keni vënë re, shumë uniforma janë blu). Njerëzit janë më produktivë në një dhomë blu sepse janë të qetë dhe të fokusuar tek ajo që kanë në dorë. Disa studime tregojnë se peshëngritësit ngrejnë më tepër pesha në një palestër blu – në fakt, pothuajse të gjitha sportet kanë më tepër sukses në mjedise blu.

Jeshilja

Është ngjyra e rritjes, e natyrës dhe e parasë. Është një ngjyrë qetësuese dhe shumë e këndshme për shqisat. Jeshilja e errët lidhet me terma të tilla si konservator, mashkullor dhe pasuri. Spitalet përdorin dhoma në jeshile të lehtë sepse është gjetur se ato i qetësojnë pacientët. Kjo është gjithashtu ngjyra që lidhet me zilinë, fatin, bujarinë dhe pjellorinë. Është gjithashtu ngjyra tradicionale e paqes.

E verdha

E verdha e gëzuar është ngjyra e diellit që lidhet me qeshjen, lumturinë dhe qejfin. E verdha lidhet me optimizmin dhe është gjithashtu ngjyra e të qarit. Studimet tregojnë se foshnjet qajnë më shumë në dhoma të verdha; njerëzit nxehen më shpejt në mjedise me këtë ngjyrë. Ajo ka fuqinë për të shpejtuar metabolizmin dhe për të nxitur mendime krijuese. E verdha mund të kthehet shpejt në ngjyrë të padurueshme nëse përdoret më tepër se duhet, por kur përdoret me kursim ajo mund të shërbejë si mjet i efektshëm për të shtuar shitjet. Disa nuanca të së verdhës lidhen me poshtërsinë, por nuancat ngjyrë ari lidhen me premtimin e një të ardhmeje më të mirë.

Portokallja

Kjo është ngjyra më e guximshme dhe më shpërthyese e planetit. Është ngjyra që lidhet me ditët e kënaqësive, të lumturisë dhe të enegjisë, me produktet e ngohta dhe organike. Ajo lidhet gjithashtu me ambicjen. Asgjë e qetë nuk lidhet me këtë ngjyrë. Portokallija lidhet gjithashtu me një fillim të ri në sjelljen e njeriut.

E purpurta

Çfarë ngjyre kishin rrobat e mbretërve dhe të mbretëreshave? Ishin të purpurta, ngjyra më mbretërore e cila lidhet me pasurinë, begatinë dhe me sofistikimin e pasur. Por nëse përdoret jashtë mase në një mjedis të zakonshëm ajo lidhet me mendjemadhësinë dhe artificialitetin. Nëse përdoret me kujdes, e purpurta jep një ndjenjë misteri, urtësie dhe respekti. Vajzat adoleshente në shumicën e tyre zgjedhin nuancat e kësaj ngjyre si më të preferuarat e tyre.

Ngjyra Kafe

Kjo ngjyrë lidhet më tepër me qëndrueshmërinë dhe miqësinë. Njerëzit janë gjithnjë e më të prirur për të zgjedhur këtë ngjyrë si favoriten e tyre. Kjo është ngjyra e vetë tokës dhe nuk ka gjë që e përfaqëson më mirë stabilitetin se sa toka. Ajo lidhet gjithashtu me gjërat natyrale dhe organike. Por duhet patur kujdes sepse në Indi kjo është ngjyra e zisë.

Ngjyra e gjelberte - simbolika

Mesazh  patrolla prej 04.09.10 1:36
NGJYRA E GJELBERTE

Simbolizon fuqinë, besimin, ringjalljen, natyrën dhe paqen, por ka njerëz që besojnë se eshte ngjyra e "njerëzve të vogel". Ajo është në këto besime, veçanërisht për të dashuruar, dhe ata që e mbajnë në skenë, në pagëzimin apo një martesë.
Në Anglin e vjetër, simbolizonte shëndet të mirë.
Mesazh  
Ngjyrat për shëndetin




E blerta - konsiderohet si ngjyrë për qetësim dhe çlirim. Kjo është ngjyra e natyrës, pyllit dhe fushës. Simbolizon jetën që përtëritet, për këtë edhe sjell gëzim, por edhe qetësim e drejtpeshim. Poashtu zbut edhe kokëdhembjen, ndihmon kundër nervozës si dhe shton vetbesimin

E kaltër dhe e kaltër e mbylltë - konsiderohet si pushim i plotë. Të gjitha nuancat e kësaj ngjyre përmirsojnë gjumin, i qetësojnë ëndrrat e këqija dhe nxisin kreativitetin. Këto janë ngjyra të hapsirës qiellore dhe të pafundësisë së detit. Prandaj sjellin qetësim, zbusin tendosjen, mundimet e ndryshme, lirojnë, ngadalsojnë rrahjet e zemrës, ulin shtypjen e gjakut, mundësojnë frymëmarrjen e thellë dhe të qetë si dhe japin ndjenjën e qetësisë.

E verdha - paraqet gëzim jetësor. Është simbol i diellit, prandaj jep energji, është një antidepresiv, përmirëson gjendjen shpirtërore, zbut pakënaqësinë dhe hallet, e pakëson lodhjen dhe pikëllimin, nxit optimizmin dhe ju jep gjallëri, përmirson tretjen, poashtu edhe apetitin dhe ju ndihmon në ruajtjen e kthjelltësisë.

E kuqja - me të gjitha nuancat iu ndihmon në dobësim. Ngjyra e zjarrit, mëngjesit, mbrëmjes (perëndimit), shenjë e dietës. E kuqja nxit qarkullimin, metabolizmin dhe punën e zorrëve, ndihmon në sistemin nervor, rrit aktivitetin, mban kujdes pvr apetit dhe ndikon në tajitjen e lëngjeve, shton forcën dhe pakëson lodhjen.

Portokallja - Përmirëson energjinë, nxit ndjenjat, ndihmon kundër apatisë (mungesë ndjenjash), zgjon mendime pozitive dhe optimiste. Kjo është ngjyrë e komunikimit intim, e vitalitetit dhe entuziazmit. Zgjon gëzim, ndihmon në punën e lukthit, kundës nervozës, mundimeve dhe problemeve që ndikojnë në tretje. Jo rastësisht murgjit e disa pjesëve e përdorin për veshjet e tyre.

Vjollca - mban trurin e kthjelltë. Kjo ngjyrë përmirëson mendimet, ushqen shpirtin, sjell energji të re shpirtërore dhe vitalitet, vendos drejtpeshimin ndërmjet të gjitha funksioneve të trupit dhe këndell mendimet. Ka efektin e antibiotikut natyral.

Ngjyra e gjelbërt dhe kënaqësia shpirtërore



Fjala e gjelbërt përmendet shumë në ajetet e Kur’anit fisnik, veçanërisht në ato që përshkruajnë gjendjen e banorëve të xhennetit dhe kënaqësitë që i rrethojnë ata.
Ata rrinë të mbështetur në mbështetëse të gjelbërta e shtroja të bukura” (Er Rahman 76)
Ata veshin rroba të gjelbra prej mëndafshi të hollë e të trashë” (El Kehf 31) e me radhë...

Psikologët thonë: Ndikimi i ngjyrës te njeriu është tepër i madh. Janë kryer eksperimente të shumta që bëjnë të qartë se, ngjyra ndikon në reagimin apo vetëpërmbajtjen e njeriut, dhe e bëjnë atë të ndihet i gëzuar apo i trishtuar, të ketë ftohtë apo nxehtë, madje ndikon edhe në personalitetin e njeriut dhe në këndvështrimin e tij për jetën.

Spitalet kanë filluar të thërrasin specialistët për tu propozuar ngjyrën e mureve që ndihmon për shërimin e të sëmurëve e, po kështu, ngjyrën e rrobave.
Eksperimentet dhe studimet psikologjike kanë bërë të qartë se: ngjyra e verdhë gjallëron sistemin nervor, ngjyra e kuqe, e mbyllur qetëson nervat, ngjyra blu (e kaltër) e bën njeriun që të ndiejë ftohët, ngjyra e kuqe e bën njeriun të ndiejë ngrohtë.

Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se, ngjyra e vetme që ngjallë gëzimin në shpirt dhe gjallërinë në mendime, si dhe që ndez te njeriu shkëndijat e gëzimit dhe të dashurisë për jetën, është ngjyra e gjelbër .
Eksperimenti më interesant që argumenton ndikimin e ngjyrës së gjelbër është ai që zhvilluan banorët e Londrës me urën ”Blak Fajar”, që njihej si ”ura e vetëvrasjeve”, pasi pjesa më e madhe e rasteve të vetëvrasjeve ndodhnin mbi të.

Ndryshuan ngjyrën nga ngjyrë pluhuri të errët në ngjyrë të gjelbër. Si rezultat, numri i vetëvrasjeve ra menjëherë në 1/3 (një të tretën).

Ky është ndikimi i ngjyrës së gjelbër te njeriu.Vështro urtësinë e All-llahut në krijimin e bimëve dhe pemëve me ngjyrë të gjelbër. A nuk është ajo, që zbuloi shkenca në kohët moderne, e njëjta gjë për të cilën tërheq vërejtjen Kur ’ani, kur pohon se, banorët e xhennetit gëzohen dhe kënaqen të veshur në jeshile të ulur në ndenjëse jeshile?

All-llahu thotë në Kur ’an:” Ne do t’ju bëjmë të mundur atyre, që t’i shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre, derisa t’u bëhet e qartë se, ai (Kur ’ani) është i vërtetë” (Fusilet 53).

Ngjyrat dhe Psikologjia

Ngjyrat dhe psikologjia kane lidhje me njera-tjetren, nga e bardha dhe e kuqja mund te gjendet domethenia qe fshihet pas cdo ngjyre.

E kuqja - Nese e kuqja eshte ngjyra juaj atehere fshihni nje temperament pasional dhe ndonjehere paksa agresiv; jeni kurajoze, spontane, te sigurt ne vetvete. Ne alkimi, e kuqja eshte simboli i Diellit, i njeriut dhe luftes dhe ne antikitet perdorej nga luftetaret per t'u mbrojtur nga zjarri. E kuqja eshte nje ngjyre terapeutike, sepse stimulon organizmin. Nese e zgjidhni ne veshje, atehere e kuqja ju ben me te hapur, me pasionale; adrenalina dhe euforia juaj rritet me shpejt.

Portokallia - Eshte nje ngjyre qe jep energji dhe vitalitet dhe simbolizon diellin e sapolindur dhe rritjen; ne kulturen japoneze dhe kineze portokallia lidhet me dashurine dhe gezimin keshtu qe konsiderohet edhe si ngjyre anti-depresive. Nese e zgjidhni per veshje, atehere do te thote se jeni krijues, te vendosur dhe nuk keni probleme per te arritur suksesin. Ashtu sikurse te gjitha ngjyrat e gjalla prodhon humor te mire per ata qe e shohin. I shkon shume femrave brune dhe atyre me lekure te zeshket, per te gjithe te tjerat eshte e ndaluar!

E verdha - Nese ju pelqen e verdha, atehere do te thote se jeni te gezuar, e doni jeten dhe ndiheni mire me veten tuaj; kjo ngjyre eshte e lidhur me sensin e identitetit me kapacitetet vetjake per te patur raporte me te tjeret. E verdha tregon personalitet te forte dhe te drejte, por edhe deshiren per te ndryshuar dhe per te perqafuar te rejat. Perfaqeson driten e diellit, arin dhe rritjen. Stimulon vemendjen, rrit perqendrimin dhe energjine muskulare. E veshtire per ta perdorur ne veshje, sepse kerkon nje fizik te tonifikuar, lekure te nxire, ndaj me mire eshte ta perdorni ate ne vere.

Jeshilja - Eshte ngjyra e natyres e ekuilibrit energjetik, qetesuese, freskuese. Per budistet jeshilja perfaqeson jeten dhe konsiderohet si dizintoksikuese per organizmin. U shkon shume biondeve me lekure te celet, e po ashtu edhe femrave brune apo me floke te kuqe, me disa rezerva.

Bluja - Simbolizon harmonine, te verteten, qendrueshmerine dhe intelektin; eshte nje ngjyre e ftohte dhe ndihmon qetesimin e plote dhe ne perqendrimin e forte mendor. Per fuqine e saj qetesuese eshte shume e mire ne rast stresi, nervozizmi, ankthi, pagjumesie dhe irritimi. Nese ju pelqen ta vishni shpesh do te thote se jeni nje person i rezervuar dhe diskret, por gjithnje i vemendshem per stimujt dhe personat qe te rrethojne; ju pelqen qe te qendroni i distancuar nga situatat kaotike dhe te viheni ne prove per gjera te rendesishme. Te zgjuar dhe te kujdesshem, mund te jeni te mire me te tjeret.

Lejla - Sinonim i devocionit per besimin; vjollca arrin te influencoje ne sistemin nervor dhe nuk keshillohet ne rast ankthi dhe depresioni sepse evokon nje lloj nostalgjie. E lindur nga bashkimi i te kuqes me blune, kjo ngjyre shpreh disi karakteristikat e tyre: sensualitet dhe spiritualitet. Ndalohet te perdoret nga femrat me floke te kuq, duket bukur te biondet dhe brunet, sidomos ne raste formale.

Kafja - Kjo eshte ngjyra e tokes dhe e drurit, ndaj lidhet me forcen, durimin ne situata me emotivitet te larte. Nese e zgjidhni, atehere jeni kokeforte dhe ambicioze, ju pelqen te zhvilloni lidhje te thella dhe jeni te qendrueshem per familjen dhe traditat e se kaluares. E veshtire te perdoret ne veshje, sepse ju jep disa vite me shume ne moshe, i shkon biondeve sepse i jep nje ton te ngrohte, dhe u rri mire edhe atyre femrave me floke geshtenje.

E zeza - Perfaqeson boshllekun, erresiren, dhimbjen, anulimin e cdo emocioni dhe konkluzionin mbi asgjene; e zeza eshte nje ngjyre e ashper e lidhur me fuqine dhe autoritetin. Nuk keshillohet ne raste trishtimi dhe depresioni, sepse mund te ndikoje te humori dhe dhuron gjithnje nje mister te thelle dhe sensual. Megjithate ne veshje eshte shume e perdorur sepse tregon gjithnje elegance dhe hijeshi, si dhe shkon me te gjitha ngjyrat e tjera.

E bardha - Perfaqeson pastertine, pafajesine dhe freskine, qarteson idete dhe favorizon meditimin. E bardha permbledh ne vete te gjithe ngjyrat dhe per kete simbolikisht perdoret per te shoqeruar pasazhe te ndryshme ne jete: ne perendim eshte ngjyra e marteses, ndersa ne lindje e funeraleve. Bashke me te zezen perfaqeson dualitetin, gjerat e kunderta, te miren dhe te keqen dhe ashtu si e zeza u shkon edhe biondeve edhe bruneve. Nese e zgjidhni per veshje, kjo do te thote se jeni te sinqerte dhe ju pelqen ta shihni boten te paqte dhe te thjeshte





Ngjyrat dhe jeta e juaj intime

Disa thonë se ngjyrat janë shkencë në vete. Të tjerët mendojnë se ato drejtëpërdrejtë ndikojnë në jetën e njeriut. A e dini se cila është ngjyra që ndikon në jetën tënde? Pikërishtë ajo ngjyrë të cilën më së shumti e adhuroni është çelës i dashurisë dhe seksualitetit në jetën tuaj.

Më poshtë, së pari përcaktohuni për ngjyrën që e adhuroni më së shumti. Nëse nuk mund ta bëni këtë, atëherë shikoni përreth juash se cila ngjyrë dminon. Cila ngjyrë dominon në dhomën tënde, në robet e tua, çfarë është ngjyra e veturës që e vozit.. etj. Ajo ngjyrë që dominon në jetën tënde është çelës i dashurisë dhe seksualitetit tënd. Psikologët lidhjen mes ngjyrës që më së shumti e adhuroni dhe seksualitetit e sqarojnë në këtë mënyrë:

E bardhë - personi që e adhuron ngjyrën e bardhë seksin e konsideron si papastrti. Këta njerëz përnga natyra janë puritan. Për ata puthja franqeze "French Kiss" është e turpshme dhe është e pazakonshme të bëjnë dashuri gjatë ditës. Femrat, adhurues të ngjyrës së bardhë, vdishen pas paravanit ndërsa meshkujt që e adhurojnë këtë ngjyrë dot ë bëjnë dush edhe para por edhe pas seksit. Organet e veta gjenitale këta njerëz edhe më tej i emertojnë me emra fëmijërore.

Gështenje - Dashnorët gështenje janë të zjarrtë dhe të sinqertë, si dhe të ndjeshëm në dëshirat dhe kërkesat e partnerit. Dashuria është ajo për të cilën mendojnë 24 orë në ditë, e fjalën "të dua" e përdorin shpesh. Kur të ngrohen pranë zjarrit, kur të ecin nëpër shi apo gjithçka që bëjnë, e shndrrojnë në dahsuri. Për seks u nevojitet shumë kohë dhe intiitet. Por emocionet e tyre janë të tilla sa që një fjalë e vrazhdë mund ta përfundoj lidhjen.

E Kuqe - Njerëzit që e adhurojnë këtë ngjyrë janë tigra të vërtetë në shtrat. Lehtë nxehen dhe kënaqen në seks në gjitha

E zeza - Këta njerëz janë thasë të mbushur përplot seksualitet dhe së bashku kërkohen. Kanë tendencë që të shfaqin seks perverz dhe shpesh kanë natyrë të kombinuar sado-mazoistike në kombinim apo njërën në veçanti. Janë të çuditshëm dhe shpesh shfaqjet e veta i lozin kur janë nën ndikimin e stresit apo kur ndodhen në periodë të dobët. Sipas anketave të dosieve të policisë, vie në pah se delikuentët seksual e adhurojnë ngjyrën e zezë. Për këtë nuk është e rastësishme se "veshja uniforme" e hajnave, bandave, kriminelëve tjerë është e ngjyrës së zezë.

Vjollce - Adhuruesit e ngjyrës vjollce (violete) mendojnë se janë të stërmençur për argëtime shtrati. Femrat urejnë që flokët e tyre të shprishen, përderisa meshkujt e kësaj ngjyre seksit i afrohen me çasje afariste. Të dy gjinitë, sdhurues të ngjyrës vjollce, më tepër brengosen për kënaqësinë e vet se sa për kënaqësitë e partnerit.

E portokalltë - njerëzit që adhurojnë ë portokalltën jetojnë në botën e fantazive seksuale. Akti seksual për ata është shfaqje njëaktëshe ku vet ata janë aktorë kryesor. Për ata paraloja ka të njëjtën rol si edhe vet akti seksual.Si imixh të vetin e konsiderojnë pëshpëritjet e ëmbla të zbrazëta dhe dialogjet e parëndësishme. Shesh edhe nuk përjetojnë orgazëm, por e aktrojnë këtë aktë për mrekulli. Mashkulli "i portokalltë" ka si ves ta tërhjekë partneren për flokë, ndërsa femra ka dëshirë të le gjurmë të kuqë nga thonjët e saj në shpindë të partnerit.

E kaltër - Adhuruesit e ngjyrës së kaltër janë partnerë të mrekullueshëm. Janë të sinqertë ndaj nevojave të partnerit. Të bërit dashuri ata e konsiderojnë si art të sofistikuar dhe ndaj një gjëje të tillë kanë çasje elegante. Mashkulli që adhuron ngjyrën e kaltër është si një lozës në piano dhe së pari thellësisht e relakson partnerin para ekzekutimit madhështor. Femra e kësaj kategorie, plotësisht kënaqet në seks. Pasioni i tyre mund të krahasohet me baticën në ardhje. Që të dy gjinitë, kënaqen në paralojë dhe çastet pas saj si dhe në vet aktin e dashurisë. Në martesë personi "i kaltër" është partner i mrekullueshëm që kurr nuk kërkon argëtim jashtë shtëpisë.

Roze - ata që e duan ngjyrën e trëndafiltë shfaqin papjekshmëri në gjërat seksuale. Femrat më tepër provokojnë dhe më tepër premtojnë se që ofrojnë. Në disa raste ato imponohen me feminizmin e tyre, ndërsa e vërteta është se fshehurazi i urrejnë meshkujt. Një numër i madhë i prostitutave me dëshrë mban robe me ngjyrë të trendafiltë. Meshkujt që e adhurojnë këtë ngjyrë janë jostabil dhe adhurojnë flirtet. Ata caktojnë tre takime të njëjtën ditë, dhe nuk do të shkojnë në asnjërën. Më me dëshirë do të kishin marr ndonjërën në ndonjë restorant rrugës. Gratë, burrat e të cilave e adhurojnë këtë ngjyrë, duhet të jenë të kujdesshme dhe t'i përcjellin ata fshehurazi.

Ngjyrë hiri - Është ngjyra e adhuruar e njerëzve që smund të vendosin. Ata asgjë nuk mund t'i ngazëllej ngase e kanë zgjdhur hijen. Meshkujt që e adhurojnë këtë ngjyrë seksin e shofin si çlirim nga tendosjet.Vetëm kaq dhe as më shumë as më pak. Pam, pam, pam dhe ë falëminderit. Femrat ekësaj ngjyre nuk bëjnë dashuri. Ato vetëm kanë mardhënje seksuale për dy arsye: që ta shkarkojnë partnerin apo që të mbeten shtatzane. Ato gjatë seksit i shikojnë të çarat në tavan. Martesa e dy partnerëve që e adhurojnë këtë ngjyrë është vërtet "bekim hyjnor".

Gjelbër - Ata që e adhurojnë këtë ngjyrë, gjithnjë janë të freskët dhe të virgjër në çasje drejt seksit. Femrat që e adhurojnë të gjelbrën, gjithjë do të bëjnë dashuri sikur të ishte hera e parë e tyre. Mashkulli mund të jetë i pashkathtë por në mënyrë tejet sharmante. Dashnorët e gjelbër janë gjentil por jo edhe të zjartë. Ashtu që partneri i personit "të gjelbër" asnjëherë nuk ka nevoj të brengoset për pabesnikëri martesore.

Verdhë - Këtë ngjyrë e adhurojnë njerëzit me nxitje adaptive seksuale. Është kjo ngjyrë e homoseksualëve. Hahahah. Skeni nevoj të bëni panikë, nuk janë të gjithë ata që e mbajnë të verdhën homoseksual. Në shumicën e rasteve adhuruesit e të verdhës, do të përgjigjen me pasivitet në dëshirat dhe kërkesat seksuale të partnerit. Kurrë nuk kënaqen në plotni të seksit, por dhe kurr nuk do të ikin nga nxitja e dikuj që e adhurojnë dhe në prani të cilit ndjejnë kënaqësi.

Ngjyrat e ylberit - Hahaha. Athua vërtet smundeni të përcaktoheni? Thamë se duhet ta zgjedhni një ngjyrë e jo të gjitha ngjyrat. Provoni sërish të përcaktoheni për njërën nga ngjyrat.


Marrë nga : Simbolika e ngjyrave !!


3 comments:

  1. ËSHTË E MREKULLUESHME TË FLASË TË MREKULLUESHME PËR DR DAWN. Unë jam Vanessa Canga. Kam pasur një bashkim të bukur me burrin tim dhe kam ndarë lumturinë, ngrohtësinë dhe dashurinë e vërtetë. Ne jetuam së bashku për 10 vjet dhe patëm dy fëmijë. Pak muaj më parë filluam të kishim probleme pafund dhe zënka të vazhdueshme. Shtëpia ishte plot me pakënaqësi dhe fëmijët e mi gjithmonë qanin duke na parë të ziheshim gjatë gjithë kohës. Më në fund, ai u largua dhe na ndërpreu të gjitha mjetet për të komunikuar me të. Bëra gjithçka që munda për ta rikthyer për shkak të asaj se sa shumë e doja, por pa dobi. DR DAWN më erdhi në ndihmë kur e kontaktova dhe më zbuloi se një grua qëndronte pas problemeve që kisha dhe ai më premtoi se do të më ndihmonte, gjë që e bëri kur ndoqa procedurat e tij të punës. Burri im u kthye në shtëpi tek ne dhe ne shpikëm gjëra. Ne jetojmë përsëri të lumtur së bashku. DR DAWN mund t'ju ndihmojë gjithashtu. kontakto me të përmes WhatsApp: +2349046229159
    Email: dawnacuna314@gmail.com
    *Nëse dëshironi të ribashkoheni me burrin/gruan tuaj.
    *Nëse dëshironi të keni një martesë/marrëdhënie paqësore.
    *Nëse keni nevojë për magji për të mbetur shtatzënë/shtatzënë.
    *Nëse dëshironi të trajtoni infertilitetin.
    *Nëse doni të hakmerreni/marrëni pronën tuaj.
    *Nëse dëshironi magji promovimi.

    ReplyDelete
  2. Martesa ime ishte pothuajse në pikën e fundit kur pashë një koment për një burrë të quajtur Dr. DAWN i cili i ndihmon njerëzit të kthejnë bashkëshortin e tyre dhe e kontaktova për fatin tim që ai bëri një magji pas 24 orësh që i dashuri im u kthye tek unë që atëherë martesa ime ka kam qenë i qëndrueshëm, faleminderit për gjithçka që bëri për mua, mund t'ju siguroj që të kontaktoni me të,
    ai është i aftë me magjitë e mëposhtme:
    * magji dashurie
    * magjitë e martesës
    * magji e parave
    * magji fati
    * Magjitë e tërheqjes seksuale
    * Magjia e kurimit të SIDA-s
    * Shpella e kazinosë
    * Shpellat e mallkuara u hoqën
    * Drejtshkrimi i mbrojtjes
    * Magjia e Lotarisë
    * Magjitë me fat
    * Magjia e fertilitetit
    * Unaza e telekinezës 💍
    WhatsApp: +2349046229159

    Email: dawnacuna314@gmail.com

    ReplyDelete
  3. Gruaja ime më la për një burrë tjetër dhe unë isha zemërthyer dhe i shkatërruar. Por në një ditë të mirë po lëvizja nëpër internet kur pashë një zonjë që dëshmonte se si DR Gideon e ndihmoi atë, kështu që vendosa ta kontaktoja për ndihmë dhe ai më ndihmoi të rivendosja marrëdhënien time të prishur dhe tani gruaja ime është kthyer dhe ajo më do shumë më tepër se sa mund ta imagjinoj ndonjëherë. Nëse jeni duke kaluar nëpër situata të ngjashme edhe nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë. ose kuruar sëmundje.
    Fito lotari.
    Win Curt case.
    Bëni një hakmarrje mos hezitoni, kontaktoni Dr Gideon nëse keni nevojë për ndonjë lloj ndihme kontaktoni DR GIDEON në Whatsapp: +2347042191323

    Email: drgideon611@gmail.com

    ReplyDelete